Mucunski në Bruksel: Anëtarësimi në BE nuk është vetëm ambicie politike, por një proces thelbësor transformues

Maqedonia

Mucunski në Bruksel: Anëtarësimi në BE nuk është vetëm ambicie politike, por një proces thelbësor transformues

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 00:08
Foto nga takimi

Shefi i diplomacisë së RMV-së, Timço Mucunski, sot pati fjalim dhe sesion kushtuar pyetje-përgjigjeve me eurodeputetët – anëtarë të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET).

Para anëtarëve të komisionit, Mucunski ka dërguar mesazh se Qeveria e re është shumë e fokusuar në integrimet evropiane dhe zbatimin e reformave. Ai theksoi se është thelbësore që vendi të vazhdojë përparimin drejt anëtarësimit të plotë në BE, duke ndjekur një trajektore të parashikueshme të anëtarësimit, bazuar në kriteret e përcaktuara qartë të anëtarësimit dhe parimin e meritave të veta. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se fqinjësia e mirë nuk është një detyrim i njëanshëm, por një proces afatgjatë që kërkon përgjegjësi të përbashkët dhe respekt të ndërsjellë.

Ministri theksoi se anëtarësimi në BE nuk është vetëm një ambicie politike, por një proces thelbësor transformues që vë qytetarët në qendër. Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e reformave kyçe, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, drejtësisë, administratës publike dhe menaxhimit ekonomik.

Në fjalimin e tij, Mucunski kujtoi se vendi është plotësisht në përputhje me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së – një zgjedhje strategjike dhe prioritet kryesor që tregon përkushtimin tonë ndaj parimeve dhe vlerave që përfaqëson Unioni.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të komisionit, Mucunski theksoi se Maqedonia e Veriut është shembull i respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të pakicave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat