Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa, në vendkalimet kufitare nuk ka pritje

Maqedonia

Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa, në vendkalimet kufitare nuk ka pritje

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 08:08
Ilustrim

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga pala maqedonase nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi, thuhet në njoftimin e Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë (LAMM).

“Nga data 15 nëntor 2024 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale atmosferike, dhe nga e njëjta datë rruga Ohër – Resnjë, përmes Parkut Kombëtar Galiçicë, mbyllet për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve.

Rekomandohet rregullimi i shpejtësisë së lëvizjes, respektimi i sinjalistikës së komunikacionit dhe menaxhimi i kujdesshëm i mjeteve, sidomos në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat