MPB Maqedoni njofton se me datë 03.12.2024 në ora 00:15 në afërsi të fshatit Stojakovë, komuna e Bogdancit, zyrtarë policorë të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare dhe kontrolle kufitare Bogorodicë kanë privuar nga liria personin M.E.(28) nga Republika e Shqipërisë.
“Në orën e përmendur, me mjetin Hyundai që drejtonte, ai nuk është ndalur në shenjë ndalimi të dhënë nga punonjësit e policisë dhe ka vazhduar lëvizjen. Ai ndaloi me shpejtësi mjetin dhe u largua me vrap”.
“Gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit në terren, i njëjti është gjetur dhe privuar nga liria, si dhe janë gjetur 12 emigrantë (nga katër nga Siria, Libani dhe Irani), të cilët i transportonte në automjet.
Emigrantët janë akomoduar në një qendër pranuese-transitore në Gjevgjeli, ndërsa personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.