Dogana e Maqedonisë parandalon kontrabandën e pajisjeve për celularë në “Bllacë”

Maqedonia

Dogana e Maqedonisë parandalon kontrabandën e pajisjeve për celularë në “Bllacë”

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se së fundmi në pikën kufitare “Bllacë” është parandaluar tentativa për kontrabandë të pajisjeve për celularë.

“Është parandaluar tentativë për kontrabandë të 682 maskave të celularëve, si dhe 61 kabllove, 10 dëgjueseve, mbajtëseve, karikuesve dhe folieve për xham të celularit”.

“Produktet e padeklaruara janë zbuluar nga doganierët në vendkalimin kufitar “Bllacë”, gjatë kontrollit të një veture të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë me rastin e hyrjes në vend”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

Prej atje gjithashtu njoftojnë se në periudhën e kaluar kanë sekuestruar edhe gjësende tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat