“Nuk kemi presion nga politikanët. Ne jemi institucion i pavarur dhe nuk do të lejojmë asnjë formë presioni”, tha sot në Manastir kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Tatjana Dimitrovska.
Ajo theksoi se lufta kundër korrupsionit nuk varet vetëm nga një institucion dhe se nevojitet veprim i përbashkët.
“Lufta kundër korrupsionit nuk varet vetëm nga një institucion. Ne bëjmë përpjekje maksimale për t’i trajtuar të gjitha rastet dhe për t’i procesuar ato. Nuk kemi presion nga politikanët. Ne jemi institucion i pavarur dhe nuk do të lejojmë asnjë formë presioni”, tha Dimitrovska.
Lidhur me procedurën dhe dinamikën e lëndës së themeluar në KSHPK për kushtet për emërimin e drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Dimitrovska theksoi se KSHPK çdo ditë pranon plotësime në këtë lëndë me dyshime të caktuara.
“Në KSHPK është dorëzuar raportim për dyshim për mosplotësim të kushteve për emërimin e drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe për të është hapur një rast. Po sigurohet i gjithë dokumentacioni për konfirmimin e gjendjes reale. Më duhet të theksoj se pas raportit të parë çdo ditë vijnë shtesa me dyshime të caktuara për kushtet konkrete të parapara me ligj dhe pas konstatimit të gjendjes faktike KSHPK do të vendos në seancë publike”, u përgjigj Dimitrovska.