Gjatë punimeve ndërtimore humb jetën një 21-vjeçar në Gjevgjeli

Maqedonia

Gjatë punimeve ndërtimore humb jetën një 21-vjeçar në Gjevgjeli

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 17:35
Foto ilustrim

MPB njofton se gjatë punimeve ndërtimore në Gjevgjeli ka humbur jetën një 21-vjeçar.

“Më datë 03.12.2024 në Stacionin Policor Gjevgjeli është raportuar se gjatë punimeve ndërtimore në një objekt në ndërtim në bulevardin “Gevgjelia” në Gjevgjeli, B.B.(21) nga fshati Orashac i rajonit të Kumanovës ka rënë dhe ka pësuar lëndime të rënda.

Ai është transportuar në spitalin e Gjevgjelisë, nga ku për shkak të peshës së lëndimeve të marra është transferuar në Kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup, ku ka ndërruar jetë.

Për ngjarjen është njoftuar një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli, ndërsa inspektor i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe një ekip nga DPB e Gjevgjelisë kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes” thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat