Prokuroria Themelore Publike kërkon paraburgim për një 20-vjeçar, i cili dyshohet se ka tentuar të djeg flamurin kombëtar të Shqipërisë.
Nga Prokuroria thonë se është hapur procedurë ndaj të njëjtit për shkelje të nenit 319 nga Kodi penal.
Njoftimi i Prokurorisë:
“Më datë 02.12.2024, në orët e mbrëmjes, i dyshuari ka tentuar të djegë flamurin kombëtar shqiptar, me ç’rast është vërejtur dhe penguar nga punonjësit e policisë të cilët e kanë ndaluar”.