Nga LSDM thonë se është tronditëse që Qeveria dhe Miteva dalin me qëndrimin se çështjet e sigurisë, paqes dhe të ardhmes së vendit tonë nuk janë aq të rëndësishme për një takim të liderëve, sidomos në kushtet kur çdo ditë ka incidente të reja të armatosura në rrugë dhe tensionet në rritje që nxisin marrëdhëniet ndëretnike.
“Dje ka pasur përsëri të shtëna në Çair, ka edhe të lënduar, vetëm një ditë më parë janë djegur automjetet dhe një dyqan në Kumanovë dhe para kësaj ka pasur të shtëna në mes të Shkupit. Mbi 25 incidente me armë zjarri kanë ndodhur gjatë muajve të fundit.
Në anën tjetër ka pasur incidente të rënda me djegien e flamurit kombëtar të Maqedonisë, fëmijë me uniforma ushatarak në shkollë, thirrje për revanshizëm dhe tensione shtesë. Nxiten seriozisht pasionet që ndikojnë në përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike, të cilat janë themeli i stabilitetit të vendit.
Prandaj është e nevojshme që të gjithë aktorët politikë relevantë të marrin përgjegjësinë për qetësimin e tensioneve në rritje dhe sigurimin e stabilitetit.
A e konsideron normale qeveria që në një situatë kaq të rëndë Kryeministri nuk e sheh nevojën e një takimi të lidrëve?”, pyesin nga LSDM.
Nga atje shtojnë se duhet dialog urgjent politik për të kapërcyer krizën aktuale, për të qetësuar atmosferën e elektrizuar dhe për të dërguar një mesazh të qartë për opinionin për qetësi dhe stabilitet.