VLEN: BDI është sinonim i destabilizimit

Maqedonia

VLEN: BDI është sinonim i destabilizimit

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 10:06
Koalicioni VLEN

Koalicioni VLEN në një kumtesë për media akuzon BDI për destabilizimin e vendit. Ata i ftojnë të gjithë aktorët politikë që të jenë të unifikuar rreth qëllimeve strategjike.

“Kur BDI flet për inifltrime ruse, rikujtojmë opinionin se kjo parti i kishte dhënë pasaportë biznesmenit pro-rus në listën e zezë Onishçenko. Qesharake është kur BDI flet ndërsa të bëmat e saj e demantojnë. Ishte kjo parti që edhe qiellin e hapi vetëm e vetëm që të sjell në Shkup, ministrin e Jashtëm rus, Sergej Llavrov”.

“Tentimet për destabilizim nuk do të kalojnë, harmonia e bashkëjetesa mes qytetarëve do ngadhënjej ku të gjithë do të ndjehen të barabartë. Këtë e kemi dhënë si zotim gjatë fushatës zgjedhore dhe për këtë po angazhohemi çdo ditë me përkushtim”.

“Sinonim i destabilizimit është Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI). Po ua rifreskojmë kujtesën. Gjitha ngjarjet e kobshme në vend, e sidomos për shqiptarët kanë ndodhur kur BDI kanë qenë pjesë e pushtetit. Rastet “Monstra”, “Lagjja e Trimave”, janë ngjarje që kanë tensionuar shtetin, por fatmirësisht nuk krijuan ndasi në shoqëri. BDI është sinonim i së keqes dhe për atë shqiptarët u dërguan në vendin që e meritoni, në opozitë”.

“Populli shqiptar nuk do të mashtrohet më. Drejtësia po vjen, dhe lojërat tuaja kanë mbaruar. E kjo ju pengon eksponentëve të BDI-së, përkatësisht Artan Grubit. Këtij të fund më nuk po i kalojnë përrallat dhe gënjeshtrat që po mundohet t’i imponon në opinionin vendor, andaj ai tani gënjeshtrat e tij po mundohet ti plason në opinionin në Shqipëri se kinse janë arrestuar 17 shqiptarë pas incidenteve që ndodhën, që absolutisht nuk është e vërtetë. Kujtojmë opinionin se janë arrestuar 17 persona që kanë përdhosur flamurin shtetëror dhe flamurin kombëtar shqiptar”, thonë nga VLEN.

Në fund gjithashtu thonë se ata garantojnë se askush nuk do të jetë mbi ligjin, pavarësisht pozitës apo përkatësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat