Njohuritë në matematikë, nga 58 shtete nxënësit e RMV-së janë në vendin e 44

Maqedonia

Njohuritë në matematikë, nga 58 shtete nxënësit e RMV-së janë në vendin e 44

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 12:08
Ilustrim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se janë publikuar rezultatet nga testimi i fundit ndërkombëtar TIMMS, që u realizua në vitin 2023 për herë të pestë në RMV. Janë testuar nxënësit e klasës së katërt, në gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe dhe për herë të parë në mënyrë elektronike.

Nga MASH thonë se në matematikë nga 58 vende, nxënësit e RMV-së janë në vendin e 44-të, ndërsa në shkenca natyrore tre vende më poshtë, gjegjësisht në vendin e 47-të.

Nga ministria thonë se edhe ky studim krahasues ndërkombëtar tregoi se sistemi edukativo-arsimor i RMV-së ka nevojë për ndryshime të mëdha, në mënyrë që nxënësit të përmirësojnë njohuritë e tyre.

“Prandaj, veprojmë në të gjitha segmentet e arsimit, duke filluar nga arsimi fillor gradualisht dhe në konsultim me të gjitha palët e interesuara. Kemi paralajmëruar dhe në një numër të madh të shkollave po realizojmë qëndrimin e zgjatur në shkollë, si mundësi për më shumë aktivitete mësimore dhe jashtë mësimore përvetësim më të mirë të materialit, përvetësim të aftësive të reja, zhvillim interesash”.

“Nëpërmjet procesit të optimizimit, ndërtojmë rrjet efiçent shkollor që do të çojë në suksesin më të mirë të nxënësve me përdorimin racional të burimeve. Po reformojmë arsimin e mesëm -gjimnaz , po zgjerojmë konceptin e arsimit dual si dhe po zhvillojmë qendra të reja rajonale për arsim profesional dhe trajnim. Mësimdhënësit vazhdojnë me trajnime serioze, sepse ata janë themeli i të gjithë sistemit edukativo-arsimor”.

“Përmirësimi i rezultateve të shtetit në testimet ndërkombëtare do të vijë vetëm si rezultat i përmirësimi real të cilësisë i të gjithë sistemit edukativo-arsimor dhe jemi duke punuar vazhdimisht për këtë”, thonë nga MASH.

TIMSS (Trends International Mathematics and Science Study) është studim ndërkombëtar në të cilin maten arritjet e nxënësve në matematikë dhe në grupin e lëndëve natyrore (shkenca natyrore, fizikë, kimi, biologji), si dhe faktorët të cilët ndikojnë në ato arritje.

Në nivel ndërkombëtar, Singapori mban vendin e parë në matematikë poashtu edhe në shkencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat