Toshkovski: Është ndaluar edhe një person për djegien e flamurit shqiptarë në Shkup

Maqedonia

Toshkovski: Është ndaluar edhe një person për djegien e flamurit shqiptarë në Shkup

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 15:18
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot në pyetjen e një gazetari njofton se është arrestuar edhe një person i cili ka tentuar të djegë flamurin shqiptar në Shkup dhe gjykata tashmë i ka shqiptuar masën e paraburgimit, ndërsa ngjarjet në Kumanovë Ministri tha se pas tyre qëndron një grup i organizuar.

Paraprakisht, tashmë dihej se në Prilep janë arrestuar tre persona, dy prej tyre të mitur, për djegien e flamurit shqiptar si reagim ndaj djegies së flamurit të Maqedonisë më 28 nëntor.

Që nga fillimi i festës së flamurit shqiptar janë arrestuar nga policia 18 persona, shumica të mitur.

Ndaj dhjetë personave janë iniciuar procedura kundërvajtëse lidhur me tërbimin në rrugët e Shkupit për shkak të kaosit në komunikacion.

“Nuk më kujtohet të jenë arrestuar 18 persona për ngjarje të tilla dhe të jenë shqiptuar masa paraburgimi në një kohë kaq të shkurtër”, tha sot Toshkovski pas takimit me ministrin e Sigurisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Nenad Neshiq.

Toshkovski foli edhe djegien e veturave në Kumanovë dhe një zyrë e një kishilltari komunal, ku tha se pas tyre qëndron një grup i mirëorganizuar.

Ai tha se për momentin nuk mund të japë më shumë informacion për rastin, pasi është ende në fazën e hetimeve paraprake.

“Për rastin në Shkup mund të dyshojmë nëse fëmijët e kanë shkaktuar incidentin aksidentalisht apo nëse dikush i ka motivuar në përputhje me rrethanat, por në rastin e dytë me djegien e veturave ka qenë një grup i organizuar mirë”, tha Toshkovski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, ministri tha se në këtë moment nuk do të donte të spekulonte pse në këtë incident u dogjën veturat dhe objektet e zyrtarëve të BDI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat