Kasanof: Qeveria e Maqedonisë së Veriut sinqerisht është e përkushtuar për rrugën drejt BE-së

Maqedonia

Kasanof: Qeveria e Maqedonisë së Veriut sinqerisht është e përkushtuar për rrugën drejt BE-së

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 17:20
Alexander Kasanof

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, tha sot se mbështetja e SHBA-së për luftën kundër korrupsionit është diçka që ata e marrin shumë seriozisht në SHBA dhe me të cilën merren në disa mënyra, siç është lista e zezë e sanksioneve.

“Për momentin nuk mund të komentoj në detaje, por mund t’ju siguroj se është prioriteti ynë dhe për të cilin po punojmë”, tha ai në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Hristijan Mickoski në Qeveri.

Përfaqësuesi amerikan tha se Qeveria është absolutisht e përkushtuar në rrugën drejt BE-së.

“Ne e shohim ndershmërinë jo vetëm në atë që thotë qeveria, por edhe në atë që bën. Është një angazhim për integrimin evropian dhe reformat që janë të nevojshme. Shtetet e Bashkuara e mbështesin këtë dhe do të vazhdojnë ta mbështesin”, shtoi Kasanof.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat