Mexhiti për Ligjin për gjuhët: Qytetarët dhe institucionet ta marrin me qetësi, nuk duhet të preket Marrëveshja e Ohrit

Maqedonia

Mexhiti për Ligjin për gjuhët: Qytetarët dhe institucionet ta marrin me qetësi, nuk duhet të preket Marrëveshja e Ohrit

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 11:59
Izet Mexhiti

Zv.kryeministri Izet Mexhiti, sot ka folur për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili më 11 dhjetor do të jetë në Gjykatën Kushtetuese, ku do të shqyrtohet kushtetutshmëria e tij.

Mexhiti ftoi qytetarët dhe institucionet që ta marrin me qetësi këtë punë, ndërsa i bëri thirrje edhe Gjykatës Kushtetuese që këtë çështje ta sheh edhe si politike, jo vetëm juridike.

“Ftoj institucionet dhe qytetarët ta marrin me qetësi këtë punë. Ftoj Gjykatën Kushtetuese që ta sheh si çështje politike, jo vetëm juridike. Ligji i gjuhëve del nga Marrëveshja e Ohrit që është shtyllë e këtij shteti të ri, Kushtetuta e re është ndërtuar mbi Marrëveshjen e Ohrit, dhe kushdo që e prek Marrëveshjen e Ohrit ka prekur marrëdhëniet ndëretnike dhe stabilitetin e këtij shteti”.

“Ftoj edhe një herë që me gjakftohtësi të gjithë të kontribuojmë që ta mbyllim këtë çështje si duhet. Nuk është çështje që duhet të merren vendime ad-hoc, është çështje e rëndësishme, jo për ne, por për të gjithë shtetin. Jam optimist që do e mbyllim si duhet”, tha Mexhiti.

Ndryshe, nga partia opozitare shqiptare BDI, sot paralajmëruan se 11 dhjetori është dita kur mund të ndryshojë gjithçka, duke thënë se nuk do të mbajnë përgjegjësi për pasojat e mundshme nëse shfuqizohet Ligji për përdorimin e gjuhëve, i cili rregullon përdorimin e gjuhës shqipe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat