Aksident trafikut në Shkup, lëndohen dy persona

Maqedonia

Aksident trafikut në Shkup, lëndohen dy persona

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin “Aleksandar Makedonski” në lagjen Autokomand të Shkupit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe të plagosurit janë dërguar në spital.

“Sot (06.12.2024) rreth orës 14:00 në SPB Shkup është raportuar se në Bulevardin “Aleksandar Makedonski” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti të “Pasat” me targa të Kumanovës dhe një automjeti “Mercedes” me targa të Shkupit. Dy persona, shoferi dhe pasagjeri, kanë mbetur të lënduar, më pas janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohrit” për dhënien e ndihmës mjekësore”, thonë nga MPB-së për “Sloboden Peçat”.

Po vijojnë hetimet në vendngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat