Aksidentohet sigurimi i Afrim Gashit në Ohër, lëndohen tre prej tyre

Maqedonia

Aksidentohet sigurimi i Afrim Gashit në Ohër, lëndohen tre prej tyre

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Tre pjesëtarë të MPB-së, pjesë e sigurisë së kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, sot janë aksidentuar në rrugën kryesore Ohër-Kërçovë dhe kanë përfunduar në spital.

“Me datë 06.12.2024 në ora 10:45 në SPB Ohër është raportuar se në rrugën kryesore Ohër-Kërçovë në afërsi të fshatit Novo Sellë komuna e Debërcës, automjeti i pasagjerëve “Seat Altea” në pronësi të MPB, e drejtuar nga J.L. (37). Shoqëruesit e tij ishin I.B. dhe BM, po ashtu punonjës policie”, tha MPB.

Pas ndihmës emergjente mjekësore në vendngjarje, të tre janë transportuar në spitalin “Shën Erasmus” në Ohër. Ata nuk janë në rrezik.

Pas urdhrit të prokurorit publik, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor të Ohrit kanë këqyrur vendin e aksidentit, tha sot Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB Ohër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat