Rexhepi-Zejd: Ka apo nuk ka ligj të gjuhës shqipe, ata që e mohuan sot po e mbrojnë

Maqedonia

Rexhepi-Zejd: Ka apo nuk ka ligj të gjuhës shqipe, ata që e mohuan sot po e mbrojnë

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 20:21
Skender Rexhepi-Zejdi

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi përmes një reagimi në Facebook ka reaguar ndaj deklaratave të politikanëve shqiptarë në qeveri atyre nga kaolicioni VLEN, duke thënë se ata që mohonin ekzistimin e një ligi për gjuhën shqipe, tanimë po e mbrojnë.

Zejdi pyet se a ka apo nuk ka një ligj të tillë.

Reagimi i plotë:

Teksa dëgjoj ulurimat kërcënuese të “pushtetarëve” shqiptarë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për mosprekjen e ligjit të gjuhës shqipe, gjithnjë e më shumë më shfaqet dilema hamletiane – KA APO NUK KA ligj që zyrtarizon gjuhën shqipe???

Kjo pasiqë e gjithë qeveria e RMV-së bashkë me kryeministrin e Kosovës, njëzërit trumpetonin që në RMV nuk paska ligj i cili garanton përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. E tash???

PS

Jeni bërë tragjikomedi…

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese më 11 dhjetor duhet të merr vendim për gjuhën shqipe. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat