Mbi 700 produkte do të jenë pjesë e masës “Shporta e Vitit të Ri”

Maqedonia

Mbi 700 produkte do të jenë pjesë e masës “Shporta e Vitit të Ri”

Më: 8 dhjetor 2024 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Mbi 700 produkte duhet të shiten me ulje prej së paku 10% dhe do të shënohen me etiketa me logon “më pak harxhime, më shumë për ty”, kështu njoftuan nga Qeveria.

Si bazë e uljes së çmimit do të jetë cmimi më i ulët i prodhimeve në periudhën nga 15 nëntori deri në fillim të aksionit.

Do të ketë dënime për tregtarët që nuk e respektojnë marrëveshjen me Qeverinë.

Inspektorati paralajmëron dënime nëse evidentohen malverzime eventuale.

Në “Shportën e Vitit të Ri” do të gjenden produkte bazike të ushqimit sikurse, buka, drithërat, prodhime të bukës, mishi, peshku, qumështi dhe prodhimet e qumështit, pije alkoolike dhe joalkollike e të ngjashme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat