LSDM: “Shporta e Vitit të Ri” është mashtrim, çmimet janë rritur deri në 20 për qind

Maqedonia

LSDM: “Shporta e Vitit të Ri” është mashtrim, çmimet janë rritur deri në 20 për qind

Më: 8 dhjetor 2024 Në ora: 20:31
Foto ilustrim

LSDM-ja thotë se e ashtuquajtura “Shporta e Vitit të Ri” është një mashtrim i ri sepse kryeministri Hristijan Mickoski qëllimisht u ka dhënë kohë tregtarëve që fillimisht t’i rrisin çmimet, dhe kur ato t’i ulin, të mos ketë ulje reale.

Sipas kësaj partie, para hyrjes në fuqi të shportës, çmimet janë rritur për 15-20%.

Konkretisht, nëse shikojmë çmimet në tregje: Një paketë me 10 vezë tani është 90 denarë, ndërsa më herët kushtonte 75 denarë. Deri para dy javësh vaji shitej 82 denarë, tani është 89 denarë. Më së shumti është rritur çmimi i djathit dhe tani është rreth 500 denarë për kilogram.

Qytetarët tani duhet të paguajnë 497 denarë për kilogram djathë, ndërsa deri pak më herët ishte 429 denarë. Pothuajse 70 denarë rritje për kilogram. Është e njëjta gjë me shumë produkte të tjera”, tha Simona Cvetanovska, LSDM .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat