Gjatë ditës së nesërme (10 dhjetor), Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të shqyrtojë Rregulloren sipas së cilës automjetet zyrtare duhet të jenë të njohura për publikun përmes targave të tyre me ngjyrë kuq e verdhë.
Është paraparë që brenda katër muajve të gjitha makinat qeveritare dhe shtetërore të pajisen me këto targa.
Pasiqë ato do jenë të dukshme qytetarët të mund të denoncojnë abuzimin me këto mjete.
Paralelisht po punohet edhe për regjistrin e automjeteve zyrtare, i cili do të menaxhohet nga Shërbimi për Çështjet e Përgjithshme dhe të Përbashkëta. Në një paketë me ndryshime të mundshme në kodin etik të Qeverisë, synohet parandalimi i keqpërdorimit të automjeteve zyrtare.