Ndalohen tre persona në Shkup, kapen duke prerë dru

Maqedonia

Ndalohen tre persona në Shkup, kapen duke prerë dru

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 13:43
Foto ilustrim

MPB Maqedoni njofton se dje (08.12.2024) në ora 19:20 në hyrjen e fshatit Trubarevë, Shkup, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria S.A.(21) dhe një të mitur, të dy nga fshati Trubarevë dhe B.D (46) nga Shkupi.

Ata u kapën gjatë prerjeve të paligjshme të pemëve.

Të cilat së bashku me sharrën motorike u sekuestruan dhe iu dorëzuan Policisë Pyjore.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat