Mexhiti: Artan Grubi ka qenë këlysh i Gruevskit dhe Mijallkovit, u konfirmua ajo që kemi thënë

Maqedonia

Mexhiti: Artan Grubi ka qenë këlysh i Gruevskit dhe Mijallkovit, u konfirmua ajo që kemi thënë

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 11:14
Mexhiti: Artan Grubi ka qenë këlysh i Gruevskit dhe Mijallkovit, u konfirmua ajo që kemi thënë

Përfaqësuesit e VLEN-it sot në konferencë për shtyp kanë folur në lidhje me vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për ta vendosur Artan Grubin në “listën e zezë”.

Kryetari i LD-së Izet Mexhiti, tha se SHBA-të dëshmuan të gjithë atë që ata e kanë thënë më herët. Mexhiti tha se “BDI duhet të pastrohet nga udhëheqësia e korruptuar”, ndërsa Grubin e quajti këlysh të Nikolla Gruevskit dhe Sasho Mijallkovit.

“Kishim të drejtë kur luftonim kundër korrupsionit, kishim të drejtë kur i bënim thirrje BDI-së të pastrojë radhët e veta dhe kur i zbardhëm skenarët e tyre për të kthyer Gruevskit. SHBA-të dje edhe një herë dëshmuan se janë partneri më i rëndësishëm strategjik dhe drejtpërdrejtë na treguan problemet tona. Po të kishte pasur BDI fuqi të ballafaqohet me korrupsionin, Artan Grubi asnjëherë nuk do të ishte zv.kryeministër. Lidhjet e Grubit, e mesa duket edhe lidhjet e Ali Ahmetit me Sasho Mijallkiovin dje u konfirmuan edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit”, tha mes tjerash Mexhiti.

Ai i ftoi institucionet vendore që të hetojnë të gjitha akuzat dhe të mbajnë përgjegjës zyrtarët që janë përfshirë në vepra kriminale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat