Gjyqtarët Ariton Ala dhe Danka Ristova anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor

Maqedonia

Gjyqtarët Ariton Ala dhe Danka Ristova anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 23:20
Ariton Ala

Gjyqtarët Ariton Ala nga Gjykata e Apelit në Shkup dhe Danka Ristova nga Gjykata e Apelit Shtip janë anëtarët e rinj të Këshillit Gjyqësor, njoftoi sonte kryetari i Komisionit për zbatimin e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve, Subhi Jakupi, duke i shpallur rezultatet preliminare të zgjedhjeve të sotme që u zhvilluan nga ora 08:00 deri në 15:00 në vendvotimet në të gjitha gjykatat në mbarë vendin.

Komisioni sot zhvilloi zgjedhje për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve të zonës së apelit Shtip dhe një anëtari të Këshillit nga radhët e gjyqtarëve të pjesëtatëve të komuniteteve, që është më shumë se 20 për qind e popullsisë në vend.

Siç ka bërë të ditur Jakupi, gjyqtari Ariton Ala ka qenë kandidati i vetëm në listën zgjedhore për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve të listës së posaçme të kandidatëve. Në regjistrin gjyqësor në nivel të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 354 gjyqtarë-votues, nga të cilët të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 295 gjyqtarë. Numri i fletëvotimeve të pavlefshme është 42, ndërsa 59 fletëvotime të papërdorura.

“Kandidati Ariton Ala nga Gjykata e Apelit në Shkup, për shkak se ishte kandidati i vetëm, ka marrë 253 vota, që do të thotë se është zgjedhur anëtar i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga radhët e gjyqtarëve nga lista e posaçme e kandidatëve nga Njësia zgjedhore e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Jakupi.

Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit nga zona e apelit të Shtipit, Jakupi tha se ishin pesë kandidatë, ndërsa në regjistrin gjyqësor në nivel të zonës së apelit Shtip, si njësi zgjedhore janë regjistruar 40 gjyqtarë votues. Numri i përgjithshëm i gjyqtarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës është 39″, shtoi Jakupi, ndërsa vetëm 1 fletëvotim ka mbetur e papërdorur.

Gjyqtarja Meri Giçeva nga Gjykata Themelore Shtip ka marrë një votë, kryetarët e Gjykatës Themelore Shtip dhe të Gjykatës së Apelit Shtip, Aco Tasev dhe Toni Delev nga tre vota, gjyqtarja e Gjykatës Themelore Shtip, Nevena Perica nga pesë vota, ndërsa gjyqtarja Danka Ristova nga Gjykata e Apelit Shtip ka marrë 27 vota.

"Anëtar i zgjedhur i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga radhët e gjyqtarëve nga lista e përgjithshme e kandidatëve nga rajoni i apelit Shtip është gjyqtarja Danka Ristova nga Gjykata e Apelit Shtip, e cila ka marrë gjithsej 27 vota”, njoftoi Jakupi.

Siç ka sqaruar ai, çdo kandidat ka të drejtë të kundërshtojë brenda pesë orëve nga shpallja e rezultateve, nëse megjithatë nuk ka kundërshtime, atëherë pas 12 orësh shpallen rezultatet përfundimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat