Paradite nëpër lugina do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësirave të ulëta. Gjatë ditës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe diell.
Përgjatë Vardarit do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 5 deri në 14 gradë, shkruan Alsat.
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, paradite me mjegull dhe vranësira të ulëta, gjatë ditës me vranësira të ndryshueshme dhe erë të dobët nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të ulet në 3, ajo maksimale do të arrij në 10 gradë Celsiusë.