MPB njofton se ka ndaluar një person i cili dyshohet për tregtim të paligjshëm të mjeteve piroteknike.
“Me datë 11.12.2024 në ora 13:30, zyrtarët policorë nga DPB Sveti Nikollë kanë kryer kontroll në objektin e shitjes në fshatin Amzabegovo, Sveti Nikollë, në pronësi të AB.. (52) nga fshati Amzabegovo.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 1500 mjete piroteknike.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik kompetent dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet kallëzim nga neni 396 i Kodit Penal “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve apo lëndëve shpërthyese””, njoftojnë nga MPB.