Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka komentuar vendosjen në listën e zezë amerikane të Artan Grubit, si dhe nisjen e një hetimi nga ana e Prokurorisë për veprat e tij kriminale.
Ibrahimit, në një intervistë për “A2CNN” në këtë pikë, nuk mund ti ndajmë Ali Ahmetin prej Artan Grubit, pasi që ky i fundit nuk ka bërë asnjë veprim politik pa lejen e zotit Ahmeti.
“ Zoti Ahmeti sot luante rolin e pilatit i cili i lante duart dhe thotë se unë nuk kam faj, por realisht ai është bashkëpjesëmarrës në gjithë atë për çfarë akuzohet zoti Grubi i cili në gjitha deklarimet e tij publike thoshte se unë nuk marr asnjë vendim politik pa lejen e zotit Ahmeti.
Dhe nëqoftëse se SHBA-të e kanë vendosur zotin Artan Grubi në listën e zezë amerikane për shkak të korrupsionit dhe abuzimit me drejtësinë i bie që realisht i vënë në atë listë të zezë është edhe vet zoti Ahmeti. Se ai ka qenë bashkëpjesëmarrës i çdo veprimi politik që ka bërë Artan Grubi. Dhe sot zoti Ahmeti e luante rolin e pilatit i cili i lanë duart duke u shfajësuar se nuk jam unë fajtori për atë çfarë ka bërë Artan Grubi. Realisht nuk është adresa e vetme Artan Grubi, por adresa e saktë është Ali Ahmeti dhe ai është përgjegjës për atë për çfarë akuzohet edhe sot Artan Grubi”, deklaroi Ibrahimi.
Ibrahimi thotë se Ali Ahmeti dëshiron destabilizimin e vendit, por e mori porosinë nga SHBA se nuk do të lejohet ta bëjë.