Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu thotë se për tu anëtarësuar Maqedonia në Bashkimin Evropian, duhet t’i tejkalojë problemet me fqinjin bullgar, që siç tha, këto probleme duhet zgjidhur shpejt.
Sejdiu në “Daily Click” tha janë të sigurt se Maqedonia do të jetë pjesë e BE-së gjatë këtij mandati.
“Mendoj se ka një çfarë dakordësie që Maqedonia të gjejë rrugën e vetme që e ka dhe për të gjetur këtë rrugë duhet t’i tejkalojë problemet që i ka me fqinjët, në këtë rast, me bullgarët dhe pasi edhe VLEN edhe të tjerët thonë se do të anëtarësohet ndoshta gjatë këtij mandati Maqedonia në Unionin Evropian, duhet të zgjidhet shpejt kjo problematikë se nëse ne themi se do të anëtarësohemi në Unionin Europian kaq shpejt dhe jemi të sigurt, do të thotë se jemi të sigurt se edhe ky problem do të zgjidhet”, tha Sejdiu.
Sejdiu duke komentuar edhe kushtetutshmërinë e Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, tha se BDI qëllimisht e ka bërë me mangësi ligjin për gjuhën shqipe që siç thotë, që kur të jetë në ditë të vështira, ta përdor atë.