LSDM ka reaguar sot se për anëtar të këshillit gjyqësor është zgjedhur bashkëshortja e kryeartit të degës së OBRM-PDUKM-së në Radovishë. Nga kjo partia vlerëson se kjo lëvizje është tentim për ngritjen e një gjyqësie të kontrolluar partiake, e cila, siç thonë ata, nuk do t’i shërbejë qytetarëve, por OBRM-PDUKM-së.
LSDM opozitare akuzoi zgjedhjen skandaloze të gjyqtares Danka Ristova nga Gjykata e Apelit të Shtipit për anëtare të re të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve. Siç thonë ata, është zgjedhur bashkëshortja e kryetarit aktual të Radovishit nga OBRM-PDUKM, Aco Ristov.
Partia vlerësoi se zgjedhja e saj është përpjekje për të krijuar një gjyqësor të kontrolluar partiak, i cili, , nuk do t’i shërbejë qytetarëve, por interesave të OBRM-PDUKM-së.
“Në vend të reformave, shohim partizim brutal të gjyqësorit, madje edhe okupim nga OBRM-PDUKM. Këto janë instalime partiake në drejtësi si në kohën e regjimit. Të njëjtën gjë që ka bërë DPMNE më parë, po bëhet edhe tani. OBRM-PDUKM është një parti që gjithmonë ka pasur një qëllim të vetëm kur ka qenë në pushtet, vënien nën kontroll të gjyqësorit dhe tani po e dëshmon në veprim”, ka deklaruar zëdhënësja e partisë Kuzevska.
Gjyqtarët Ariton Ala nga Gjykata e Apelit Shkup dhe Danka Ristova nga Gjykata e Apelit Shtip janë zgjedhur anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor pas zgjedhjeve që u mbajtën dje në vendvotimet në të gjitha gjykatat anembanë vendit.
Gjyqtari Ariton Ala ishte i vetmi kandidat në listën zgjedhore për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve të një liste të posaçme kandidatësh. Në anën tjetër, pesë kandidatë për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit ishin nga zona e Apelit të Shtipit, dhe gjyqtarja Danka Ristova mori numrin më të madh të votave.