Ministri i Transformimit Dixhital Stefan Andonovski deklaroi se Qeveria nuk planifikon të kufizojë përdorimin e “TikTok” pasi incidentit ku fëmijët u lënduar në sfidën “Superman”. Ai thotë se po e monitorojnë nga afër situatën.
“Atje niveli i sigurisë dhe mbrojtjes është më i ulët se rrjetet e tjera dhe për këtë arsye mund të shpërndahen video që bëjnë thirrje për dhunë, urrejtje, bullizëm… Ne po monitorojmë me kujdes dhe do të sillemi ashtu siç sillen vendet e BE-së.
Unë shoh që ka disa tendenca në Suedi. Ne i ndjekim me kujdes që të mos bëjmë diçka që është hap në drejtim të kundërt të demokracisë, por sigurisht në drejtim të mbrojtjes së të rinjve”, theksoi Andonovski.
Sipas tij, fokusi nuk duhet të jetë ndalimi i aplikacioneve, por edukimi i fëmijëve dhe prindërve.
Ai theksoi se do të krijohet një Qendër për internet më të sigurt për fëmijët, e cila do të zhvillohet me mbështetjen e sektorit joqeveritar dhe universiteteve “Shën Kiril dhe Metodi” dhe “Goce Dellçev”.