Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagura. Dukshmëria është zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 30 metra nga fshati Gajre – Kodra e Diellit, Mavrovë – Mavrovi Anovi 10-15 metra dhe qafat malore Gjavato dhe Pletvar 50-60 metra.
NP “Rrugët e Maqedonisë” njoftoi se të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme, pa ndalesa dhe kufizime. Rrëshqitje më të vogla mund të ndodhin në rrugë të caktuara rrugore që kalojnë nëpër gryka.
Prej atje thonë se me gjithë mekanizimin dhe fuqinë punëtore janë përfshirë në pastrimin e rrugëve.
NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon për menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës në komunikacion, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.