Ka nisur fushata “Shporta e Vitit të Ri”, me të cilën mbi 900 produkte do të shiten me çmime të reduktuara prej të paktën 10%.
Lista përfshin bukë, drithëra, produkte buke, mish, produkte qumështi, fruta, perime, pije dhe artikuj të tjerë ushqimorë. Produktet do të shënohen me një afishe dhe logo “Më pak kosto, më shumë për ju”.
Inspektorati Shtetëror i Tregut kontrollon çmimet për të parandaluar parregullsitë.
Monitorimi përfshin një krahasim me çmimet më të ulëta të 30 ditëve të fundit dhe synimi është që tregtarët të respektojnë uljet.
Sipas Qeverisë, ky veprim duhet të mbrojë buxhetin e familjes në kushtet e rritjes së inflacionit, gjë e cila është konfirmuar edhe nga Enti Shtetëror i Statistikave. zv. Ministri i Ekonomisë, Marjan Risteski, bëri të ditur se 600 produkte të shpallura fillimisht tani janë rritur në 900.
Aksioni është pjesë e nismës së qeverisë për uljen e kostove për qytetarët, veçanërisht gjatë festave të Vitit të Ri.