Nga ora 06:55 e mëngjesit u vendos ndalim për qarkullimin e automjeteve të rënda në rrugën Gostivar – Strazhë dhe anasjelltas, mirëpo tashmë ndalesa nuk vlen, njofton LAMM.
Sipas informacioneve, qarkullimi në rrugët shtetërore në vend zhvillohet pa probleme, por në kushte dimërore, në rrugë me lagështirë.
LAMM paralajmëron drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes, veçanërisht në pjesët ku dukshmëria është ulur ndjeshëm.
“Në qafën malore të Pletvarit është shënuar ulje e shikimit deri në 50 metra për shkak të paraqitjes së mjegullës së dendur. I rikujtojmë drejtuesit e mjeteve se është e nevojshme përdorimi i pajisjeve përkatëse dimërore dhe përshtatja e shpejtësisë sipas kushteve të rrugës”, thuhet në njoftimin e LAMM.