Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari tha se VLEN janë për eurointegrimin e vendit, për ndryshimet kushtetuese, mirëpo pa OBRM-PDUKM-në është e pamundshme, sepse partia më e madhe maqedonase ka 58 deputetë.
“Ne si Aleancë për shqiptarët por dhe si VLEN do të jemi insistues që negociatat me BE-në të fillojnë sa më shpejt që është e mundshme normalisht duhet ta kemi parasysh se ndryshimet kushtetuese pa partinë më të madhe maqedonase kjo është VMRO e cila ka 58 deputet është e pamundshme ne do të mundohemi si deri më tani edhe më tutje që të insistojmë që të mundësojmë fillimin e negociatave sepse vazhdojmë të mendojmë se për RMV nuk ka opsion apo rrugë tjetër përvec rrugës evropiane”, deklaroi Taravari.
Taravari tha se për ndryshimet kushtetuese nuk kanë dhënë afat kohor.
“Jo që kemi dhënë afat por kemi insistuar ka qenë pika e parë e marrëveshjes tonë, dmth rrugëtimi evropian i RMV-së por duhet ta kemi parasysh se cfarë do lloji tjetër kombinimi pa OBRM-PDUKM-në nuk bëhen ndryshimet kushtetuese prandaj ne vazhdojmë të mundohemi që të gjejmë mënyrën më të lehtë dhe të mundshme që sa më shpejt të fillojnë negociatat” – tha Taravari.
Ndërkohë kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski dje tha se Maqedonia e Veriut nuk është në fokusin e administratës së re të BE-së.