Vlerësojmë se jemi në një fazë të hershme për t’u futur detaje, ka thënë sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në lidhje me hetimin në Këshillin gjyqësor.
Bëhet fjalë për ndërhyrje të MPB-së me urdhër të prokurorit publik.
“Pas informacioneve të marra nga MPB-ja ku ka indikacione për disa parregullsi, ndërsa me urdhër të prokurorit publik është vepruar nga ana e MPB-së”, theksoi ministri.
Në pyetjen se nga kush është denoncuar, nëse nga ndonjë informator apo nga kryeministri, Toshkovski është përgjigjur se nuk është i njohur me këtë.