Një aksion në Çair dhe Haraçinë të Shkupit ka pasur bëjë me pjesëtarë të grupeve nga Duqanxhiku dhe Haraçina.
Jozyrtarisht, siç raporton TV21, anëtarët e këtyre grupeve janë kapur përmes të ashtuquajturës “masave të veçanta hetuese”.
Ndërsa në bisedat me inspektorë të MPB-së kanë pranuar se kanë kryer disa prej vrasjeve që janë bërë periudhën e fundit në Shkup.
Sipas mediumit, ky aksion është dashur të zhvillohet të martën, por në momentin e fundit kanë nisur të dalin informacione nga struktura të MPB-së, andaj është bërë strategji e re për aksion të shpejtë, që u realizua mbrëmjen e kësaj të diele.