Regjistrohen tre tërmet në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Regjistrohen tre tërmet në Maqedoninë e Veriut

Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Në Maqedoni mbrëmë janë regjistruar tre tërmete.

Më e forta ka qenë tërmeti me magnitudë 3.2 në afërsi të Gjevgjelisë, sipas Institutit Sizmologjik Evropian Mesdhetar (EMSC). Epiqendra e tërmetit ka qenë 16 kilometra nga Gjevgjelia dhe e kanë ndjerë edhe banorët e Dojranit.

Pak minuta më vonë, në të njëjtin rajon është ndjerë një tjetër tërmet me magnitudë 2.2 ballë të shkallës Rihter.

Dhjetë minuta më vonë një tërmet është ndjerë edhe në pjesën veriore të vendit, me fuqi 2.5 gradë dhe me epiqendër në pikën kufitare “Bllacë” në kufirin Maqedoni e Veriut-Kosovë. Tërmeti është ndjerë nga banorët e Shkupit me rrethinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat