Në Kodrën e Diellit temperatura -10 gradë dhe 44 centimetra borë

Maqedonia

Në Kodrën e Diellit temperatura -10 gradë dhe 44 centimetra borë

Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Më ftohtë në mëngjes është në Kodrën e Diellit -10 gradë, në Krushevë -4, Tetovë dhe Mavrovë -3, Ohër -2, në Shkup janë matur dy gradë, ndërsa më ngrohtë është në Gjevgjeli pesë gradë, kumtoi DPHM

Në Kodrën e Diellit ka edhe më së shumti borë 44 centimetra, në Hanet e Mavrovës 27, ndërsa në Krushevë pesë.

Gjatë natës ka mbizotëruar mot pjesërisht i vranët. Mëngjesi i sotëm është me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare lokale. Fryn erë e lehtë deri në mesatare dhe nganjëherë përgjatë Vardarit erë e fortë nga drejtimi verior.

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë herë pas here e fortë nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë nga 5 deri në 12 gradë.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 9 gradë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat