ASH, krahu i Selës: Gashi proceson interpelancën kundër Ilire Dautit, mban anën e “Branitellave” dhe “Levicës”

Maqedonia

ASH, krahu i Selës: Gashi proceson interpelancën kundër Ilire Dautit, mban anën e “Branitellave” dhe “Levicës”

Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 12:45
Ilire Dauti

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, sot njofton se kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka proceduar interpelancën e ngritur ndaj deputetes Ilire Dauti.

Koalicioni jolegjitim VLEN dhe Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, janë bërë bashkë me “Levicën” kundër Kryetares së Komisionit për Politilë Sociale, Demografi dhe të rinjë, Ilire Dauti, për të debllokuar ligjin për “branitella”. Kryeparlamentari Gashi ka procesuar interpelancën e ngritur nga deputetët e Levicës ndaj Ilire Dautit, që nënkupton se me shkarkimin e saj do të zgjidhet një kryetar tjetër, i cili mund të mos jetë nga radhët tona dhe më pas ta vendoste në rend dite ligjin për “branitella” për ta procesuar të njëjtin më tej deri në votimin përfundimtar.

OBRM-PDUKM, LSDM dhe Levica kanë votat e mjaftueshme dhe nuk ka më asnjë mekanizëm tjetër për ta bllokuar.

I bëjmë thirje Afrim Gashit që urgjentisht të tërhiqet nga ky veprim skandaloz i cili nuk ka të bëjë thjeshtë me një pozicion të kryetares së komisionit e as me deputeten Ilire Dauti, por me betejën e saj për barazi të qytetarëve. E kujtojmë Gashin se bëhet fjalë për një betejë që deputetja Ilire Dauti bashkë me kolegët e saj e ka zhvilluar edhe në kohën kur luftonte për të siguruar shtetësinë e shqiptarëve, kur edhe Afrim Gashi ishte pjesë e koalicionit. Por, sot kur deputetja Dauti vazhdon betejën për barazi të shqiptarëve, Gashi ka zgjedhur të bëhet bashkë me ata që edhe atëherë edhe sot e luftojnë Ilire Dautin dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, thonë nga ASH.

Afrim Gashi, shtojnë nga atje, duhet të ndjek shembullin e deputetes Ilire Dauti dhe ashtu siç ajo nuk vendosi në rend dite ligjin për “branitella” edhe ai të mos vendos në rend dite interpalancën ndaj saj. Në të kundërtën kjo do të ishte edhe një goditje e rëndë ndaj shqiptarëve, kësaj radhe me nënshkrimin dhe vulën e një deputeti dhe kryeparlamentari shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat