Dimitrievski: Platformën për bashkim kombëtar maqedonas do t’ua prezantojmë partnerëve në qeveri

Maqedonia

Dimitrievski: Platformën për bashkim kombëtar maqedonas do t’ua prezantojmë partnerëve në qeveri

Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 13:34
Kryetari i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski

Kryetari i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, sot prezantoi Platformën për bashkim kombëtar maqedonas, të përbërë nga nëntë pika. Sipas tij, kjo ofron mundësi për bashkim kombëtar, para së gjithash për popullin maqedonas, por edhe për të gjitha bashkësitë etnike që jetojnë në vend.

Sovraniteti, gjuha maqedonase, identiteti, pika referimi, 2 gusht – Ilinden… janë vetëm një pjesë e tekstit në platformë.

I pyetur nëse kanë biseduar me partnerët e koalicionit OBRM-PDUKM dhe VLEN për mbështetjen e platformës, Dimitrievski theksoi se një ofertë të tillë e kishin paralajmëruar edhe në periudhën parazgjedhore.

“Sot jemi partner në qeveri, jemi të përfaqësuar në Parlament, kemi shpallur platformën. Fillimisht do t’ua dorëzojmë partnerëve tanë qeveritar, e më pas të gjitha partive politike që janë të përfshira në punën e Kuvendit. Nga ata do të presim përgjigje, duke pasur parasysh se ky është një dokument strategjik që është i domosdoshëm për ruajtjen e interesave kombëtare dhe shtetërore të Maqedonisë në tërësi, tha kryetari i ZNAM-it në një konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat