Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, i cili u largua nga Bashkimi Demokratik për Integrim për të krijuar më pas subjektin e tij politik, tha se, nuk ndjen kënaqësi kur sheh shkatërrimin e BDI-së që siç thotë, “siç nuk kam ndjerë kënaqësi me tjetërsimin që i ndodhte atij subjekti”.
Në Daily Click në TV21, Mexhiti tha se, të gjithë ata që kanë kontribuar dhe investuar në BDI-në, nuk janë të lumtur me atë që po ndodh por thotë se, ky është një realitet.
“Mirëpo në anën tjetër nuk ndjej kënaqësi sepse…siç nuk kam ndjerë kënaqësi me tjetërsimin që i ndodhte atij subjekti. Nuk ndjej kënaqësi edhe sot dmth kur e shoh kështu në shkatërrim e sipër, në rënie të lirë atë subjekt, për shkak se edhe unë si individ kam investuar pjesën më të mirë të rinisë aty dmth, por jo veç unë.
Tjerët kanë investuar jetë, kanë investuar…kanë rrezikuar, kanë dhënë kontribut dhe besoj që asnjëri nuk është i lumtur me këtë, por ky është realiteti fatkeqësisht pra”, tha Izet Mexhiti.