BDI: Vdekja e foshnjeve nuk duhet të kalojë pa përgjegjësi

Maqedonia

BDI: Vdekja e foshnjeve nuk duhet të kalojë pa përgjegjësi

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

BDI ka reaguar në lidhje me vdekjen e foshnjës shtatë muajshe në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, duke thënë se nuk duhet të kalojë pa përgjegjësi.

“Kjo është hera e pestë që dëgjojmë për humbjen e një jete të re, brenda dy muajve ndërsa sistemi shëndetësor është lënë në autopilot dhe ministri i Shëndetësisë merret me agjenda të partisë.

Nga një intervistë në tjetrën, ministri është më shumë në lojra partiake se në ministri, ndërsa më të dashurit tanë po paguajnë çmimin e paaftësisë dhe neglizhencës”.

“Kjo ka kaluar çdo kufi të humanes dhe të pranueshmes. Në emër të përgjegjësisë ndaj qytetarëve, kërkojmë menjëherë dorëheqjen e drejtorit të Klinikës dhe ministrit të Shëndetësisë. Mospërgjegjësia dhe paaftësia e paprecedentë po kushtojnë jetë të fëmijëve tanë më të dashur. Ky është një alarm që nuk mund të injorohet më!”, thonë nga BDI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat