Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, e ka theksuar rëndësinë e reformave në administratën publike në takimin e grupit të posaçëm për reformën e administratës publike kushtuar integrimeve evropiane dhe reformave administrative.
Ministri Minçev falënderoi Bashkimin Evropian, SIGMA, ReSPA dhe partnerët tjerë për mbështetjen dhe përkushtimin e vazhdueshëm, duke theksuar rolin kyç të administratës publike si shtyllë e shoqërisë moderne dhe faktor i rëndësishëm për përgatitjen e RMV për anëtarësim në Bashkimi Evropian.
“Reforma e administratës publike është një nga prioritetet kryesore në partneritetin e anëtarësimit me Bashkimin Evropian, pjesë e klasterit të parë – Themelet, në përputhje me Metodologjinë e re për negociatat e anëtarësimit. Por këto reforma nuk janë vetëm detyrim ndaj BE-së, por edhe detyrim ndaj qytetarëve tanë. Qëllimi ynë është të ndërtojmë një administratë publike moderne, transparente dhe efikase që ofron shërbime të shpejta dhe cilësore për të gjithë”, tha Minçev.
Minçev informoi për aktivitetet kyçe të Ministrisë së Administratës Publike, të cilat kanë për qëllim zbatimin e Strategjisë së Reformës së Administratës Publike 2023-2030, Planit të Rritjes dhe Udhërrëfyesit për reforma.