Ambasadori i BE-së në RMV, Michalis Rokas nuk ka komentuar rastin e korrupsionit në Lotarinë Shtetërore, duke theksuar se duhet ta lëmë drejtësinë të flasë vetë.
“Nuk kemi asnjë koment në këtë fazë. Le të lejojmë vetë drejtësinë dhe prokurorinë publike në vend të vazhdojnë hetimet.
Mendoj se duhet ta lëmë drejtësinë të flasë vetë”, tha Rokas duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
As ambasadorja e SHBA-së, Angela Aggeler, nuk ka komentuar sot pas hetimeve dhe akuzave që u ngritën ndaj dy zyrtarëve pasi vendi i saj i futi në të ashtuquajturën listë të zezë si të dyshuar për korrupsion.