Kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski, foli për përkeqësimin e situatës ekonomike në Evropë si rezultat i faktorëve të jashtëm si ndryshimet në SHBA, lufta në Ukrainë dhe pasiguria globale, që ndikojnë ndjeshëm në biznes.
Ai theksoi se, megjithëse ka sinjale pozitive si investimet e huaja, kreditë e lira dhe projekte madhore si “Bechtel dhe Enka”, nevojitet kujdes dhe angazhim më i madh për të shmangur pasojat negative në vitin 2025.
“Pavarësisht se ka sinjale pozitive, si vazhdimi i aktivitetit investues nga investitorët e huaj, kompanitë vendase janë të gatshme me kreditë e lira të nisin një proces të rëndësishëm të aktivitetit investues, “Bechtel dhe Enka” janë futur në punë, pra është hapur një front për një punë të madhe, ka disa paralajmërime në lidhje me hekurudhën…
E gjithë kjo tregon se duhet të veprojmë shumë kujdesshëm në vitin 2025, në mënyrë që të mos kemi pasoja të rënda që mund të vijnë nga jashtë”, tha Branko Azeski.