PTHP-Shkup: Do të lëshohet fletarrest ndërkombëtar për Grubin dhe Bajramin

Maqedonia

PTHP-Shkup: Do të lëshohet fletarrest ndërkombëtar për Grubin dhe Bajramin

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 20:41
Artan Grubi

Prokuroria Themelore Publike Shkup (PTHP) do të lëshojë urdhër në polici për shpalljen e fletarrest nacional dhe deklaratë për lëshimin e fletarrest ndërkombëtar për ish-zv. kryeministrin Artan Grubi dhe ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore Prparim Bajrami që ndodhen jashtë shtetit.

“Pas vendimeve të Gjykatës Themelore Penale Shkup, me të cilat u caktua masa e paraburgimit për dy të dyshuarit në hetimin e përvetësimit në “Llotarinë shtetërore”.

 Të cilët nuk janë në dispozicion të organeve të rendit, Prokuroria Themelore Publike Shkup sonte do të lëshojë urdhërin për publikim në Ministrinë e Punëve të Brendshme i fletarrestit nacional dhe deklaratë për lëshimin e fletarrestit ndërkombëtar”, njoftoi Prokuroria Publike Themelore-Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat