Kryhet kontroll i jashtëzakonshëm në Klinikën e fëmijëve në Shkup

Maqedonia

Kryhet kontroll i jashtëzakonshëm në Klinikën e fëmijëve në Shkup

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 21:23
Foto ilustrim

Kontroll të jashtëzakonshëm inspektues dje kryen ISHSSH në Klinikën e fëmijëve për rastin me foshnjën shtatëmuajshe të vdekur, konfirmoi drejtori i Inspektoratit në një deklaratë për mediat, Kiril Lazov.

“Po, gjatë ditës së sotme kam lëshuar urdhër për inspektim të jashtëzakonshëm në Klinikën për sëmundje të fëmijëve me dijeninë e foshnjës së vdekur shtatëmuajshe, e cila sipas deklaratës së drejtorit aktual është sjellë me dëmtime të rënda në disa organe.

Pas konstatimit të gjendjes faktike, në pjesën e pranimit, në atë të ofrimit të kujdesit shëndetësor, si dhe regjistrimit, supozojmë se gjatë ditës së nesërme do të dalim me të dhëna më konkrete”, sqaroi drejtori.

Ai tha se inspektime të jashtëzakonshme po bëhen edhe në klinikat tjera në kuadër të Qendrës Klinike Nënë Tereza në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat