Ruskovska: Grubi ka bërë gabim të madh që e ka lëshuar vendin

Maqedonia

Ruskovska: Grubi ka bërë gabim të madh që e ka lëshuar vendin

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 09:16
Vilma Ruskovska

Ish-prokurorja Vilma Ruskovska beson se ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi ka bërë gabim të madh duke u larguar nga vendi dhe mendon se “nëse do të kishte qëndruar këtu, kishte shumë pak gjasa që të ishte arrestuar”.

Ajo theksoi se paraburgimi caktohet në tri baza – ndikimi i dëshmitarëve, rreziku i arratisjes dhe përsëritja e veprës penale.

“Nëse ai do të ishte këtu, cili do të ishte rreziku i arratisjes, nëse e gjithë familja e tij është këtu dhe kështu, ai nuk mund ta përsërisë më krimin, ai nuk është më në atë pozicion, dhe baza e tretë mbeti ndikimi i dëshmitarëve, ndërsa ndikimi i dëshmitarëve mund të bëhet në mënyra të tjera”, tha Ruskovska.

Ndryshe, dje është lëshuar fletarrest për ish-zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi, si dhe për ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore Përparim Bajrami.

Këta të dy dhe katër të tjerë, dyshohen për shpërdorim detyre në rastin “Lotaria Shtetërore”.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat