BDI: Dënojmë ashpër kalimin e fazës së parë të propozim-ligjit për ndryshime në arsimin e mesëm

Maqedonia

BDI: Dënojmë ashpër kalimin e fazës së parë të propozim-ligjit për ndryshime në arsimin e mesëm

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në një kumtesë për media thotë se e dënon ashpër kalimin e fazës së parë të propozim-ligjit për ndryshime në arsimin e mesëm, që sipas tyre, imponon zgjidhje monoetnike dhe cenon frymën e bashkëjetesës ndëretnike.

Ky ligj është një hap prapa dhe i papranueshëm për një shtet multietnik si Maqedonia e Veriut.

Edhe më e turpshme është sjellja e koalicionit VLEN. Duke mos votuar, ata heshtën dhe praktikisht dhanë mbështetje për këtë ligj”.

“Midis frikës nga zemërimi i popullit që aq shumë e kanë nënçmuar dhe frikës nga patronët e tyre të OBRM-PDUKM-së, ata mbetën të paralizuar. BDI mbështet veprimet e Frontit për të bllokuar këtë ligj. Shqiptarët nuk mund të pranojnë vendime që i anashkalojnë ata. Zgjidhja duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe e drejtë për të gjithë”, thonë nga BDI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat