Borisov: Në BE dhe NATO janë zhvilluar procese për RMV-në pa pjesëmarrjen e Bullgarisë

Maqedonia

Borisov: Në BE dhe NATO janë zhvilluar procese për RMV-në pa pjesëmarrjen e Bullgarisë

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 14:18
Kryetar i partisë politike GERB, Boyko Borisov

Kryetar i partisë politike GERB, Boyko Borisov, dje tha se ka biseduar me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Kosta, për gjendjen e vendit ndërkombëtarisht, por edhe për situatën me Maqedoninë e Veriut.

Borisov për mediat bullgare tha se e nga biseda e ka kuptuar se në dy-tre vitet e fundit në BE dhe NATO ka pasur shumë procese që kanë të bëjnë me Maqedoninë e Veriut, të cilat kanë ndodhur pa pjesëmarrjen e Bullgarisë, nga të cilat siç tha, vendi ka humbur shumë kohë.

“Prandaj duhet të formojmë qeveri dhe të forcojmë pozicionin tonë”, thotë kreu i GERB-it.

Ai beson se Bullgaria është e detyruar të ketë sukses në formimin e një qeverie të rregullt për shkak të situatës ndërkombëtare.

“Unë jam optimist për formimin e Qeverisë sepse ajo që shoh ndërkombëtarisht nuk na angazhon për të si komb, si shtet, si popull”, tha ai.

Që nga fillimi i kësaj jave, ekipi negociator i GRB-SDS ka zhvilluar bisedime për formimin e shumicës.

Sipas tij, negociatat për mazhorancën dhe qeverinë po shkojnë mirë dhe sa më pak të thuhet, aq më të mëdha janë shanset për sukses.

Ndryshe, kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoski deri më tani disa herë ka theksuar se për çështjen e procesit eurointegrues është e nevojshme të formohet Qeveria në Bullgari, e më pas të diskutohen qëndrimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat