LSDM e kritikoi për çmimet e produkteve, Dimitrieska-Koçoska: Qeveria vendos si tërësi e jo individualisht

Maqedonia

LSDM e kritikoi për çmimet e produkteve, Dimitrieska-Koçoska: Qeveria vendos si tërësi e jo individualisht

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 23:05
Gordana Dimitrieska-Koçoska

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të LSDM-së, Jovan Mitreski, për masat për çmimet e produkteve ushqimore, tha se vendimet qeveria i merr si tërësi e jo si mendim individual.

“Unë kam qenë e zëshme edhe për Qeverinë. Mendimin tim e kam shprehur kudo. Por vendimi i takon Qeverisë si organ kolektiv, jo individ”, tha ajo.

“Përmendët një mori gjërash që nuk janë në kuadër të Ministrisë së Financave, por janë përgjegjësi e Ministrisë së Ekonomisë – nga shporta e konsumatorit e deri tek produktet etj. Unë e kam shprehur qëndrimin tim. Tani ka pasur një korrigjim dhe ka qenë në drejtimin që ka ardhur oferta nga privati. Kur vjen një ofertë nga sektori privat dhe kompanitë, është një çështje krejtësisht tjetër nga ajo që është vendosur si detyrim dhe urdhër nga Qeveria. Pra, deri diku u pranua ajo që i thashë Qeverisë dhe modeli u ndryshua plotësisht. Nga ky këndvështrim, nuk mund të thuash asgjë dhe të më drejtosh gishtin, sepse unë jam gjithmonë e zhurmshme. Unë kam qenë e zëshme edhe për Qeverinë. Mendimin tim e kam shprehur kudo. Por vendimi i takon Qeverisë si organ kolektiv dhe jo individual. Sa i përket rritjes së çmimeve, jo produkteve, jam e para që e di dhe duhet ta kontrolloni edhe një herë në Entin Shtetëror të Statistikave për ato produkte që përmendni se sa janë shtrenjtuar. Shikoni inflacionin e produkteve ushqimore në këto muajt e fundit”, tha ministrja.

Në pyetjen se pse Qeveria nuk e ka pranuar Ligjin për uljen e TVSH-së për produktet ushqimore, Dimitrieska-Koçoska i është përgjigjur me pyetje Mitreskit se pse qeveria e LSDM-së nuk i ka pranuar ndryshimet ligjore të OBRM-PDUKM-së që i kanë propozuar më herët lidhur me këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat