Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi tha se “Shporta e Vitit të Ri”, masë e Qeverisë në bashkëpunim me biznesin, po jep rezultate.
Ajo tha se numri i produkteve të përfshira në këtë masë ka arritur 1068, ndërkaq shton se këto produkte shiten me 10 për qind, ose më tepër lirim.
“Janë të përfshira diku 1068 prodhime, prodhime të cilat kanë shënuar rritje nga fillimi i aksionit, filluam me 800 prodhime, tani kemi arritur në 1068 prodhime, gjithashtu është rritur edhe numri i prodhuesve dhe distrubutorëve të kyçur në këtë aksion, ishin 80 prodhues dhe distrubutor, tani janë 95 dhe janë të përfshira diku 42 zingjire të maketeve dhe markete individuale”.
“Të gjitha prodhimet që janë të përfshira në këtë masë, që ndryshe njihet si Shporta e Vitit të Ri, janë të shënuara me logo të posaçme, në raftet e marketeve qëndron edhe çmimi i vjetër dhe çmimi me aksionin në fjalë”, tha Venera Azizi.